Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Mrekullia dhe shpjegimi i Kur'anit në dritën e njohurive të reja shkencore

Go down  Message [Page 1 of 1]

sara

sara
.
.

Allahu i Madhërishëm që sheh dhe njeh çdo gjë nga fillimet në pafundësi, tërheq vëmendjen se, në kuptimin e përgjithshëm, e ardhmja do të jetë epoka e dijes e kulturës dhe, si rezultat i pashmangshëm i kësaj, do të jetë epoka e fesë:

" Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?" (Fusilet, 53)

Çdo gjë që mund të përfshihet në fushën e gjurmimit e të gjykimit njerëzor, nga makrokozmosi në mikrokozmos, në të ardhmen, me cilësinë e ndriçuesit, do të vërtetonte Kur'anin famëmadh, do të tregonte Ekzistencën dhe Unitetin e Krijuesit.

Dhe do të vijë një ditë që në Evropë, në kastat më të larta, njerëzit, në përfundim të gjurmimit të të vërtetave e fshehtësive shkencore si informatorë, në kuptimin e Kur'anit do të përkulin shpinën dhe njerëzit do të thonë: "Zoti ynë, sa i madh që je"!

Po, kur të arrijnë të shohin me anë të teleskopëve përtej largësisë një trilion vite dritë, me ngashërim si Paskali dhe do të thonë: "Allahu im sa i madh që je"!

Kur të merret sërish në dorë Kur'ani fisnik dhe në saje të shkencave të përplotësuara, me kalimin e kohës, shumë gjëra të reja e të pazbatuara do të kuptohen dhe ai do ta tregoj veten si të ish rebeluar sërishëm. Edhe në ditët tonë, kur ende nuk janë bërë gjurmime të thella mbi Kur'aniin famëlartë, disa herë, me kokat tona të vockla dhe me ndjesi të tona të ngushta aq sa s'do të mund të hynte asnjë e vërtetë, kuptojmë në Kur'an gjëra të tilla, sa që mbetemi të detyruar të themi: "Këtë s'mund ta thotë njeriu"!

Po, Kur'ani fisnik i ka shprehur me nga një fjali të vërteta përkatëse të degëve të ndryshme të shkencave dhe i ka shpalosur ato para syve tanë. Në çfarë do fushe që të bëhen gjurmime nisur nga ky këndvështrim, do të gjendet përputhja midis ajeteve - argumente të Kur'anit dhe përfundimeve shkencore të arritura, ku do të duket tek valëvitet flamuri i Kur'anit.

Të lexojmë me vëmendje, duke medituar thellë versetin Kur'anor:

"Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë" (En'am, 125)

Ky verset bën aluzion për një ligj të natyrës, gjë që konkretizohet me fjalën qiell. Foljes "jessa'adu", i përgjigjet në shqip folja (të) ngjitej e diatezës vetvetore (kuptimisht veprore) me të njëjtat veçori gramatikore e kuptimore. Ajo shënon kuptimisht faktin se ngjitjen drejt lartësive qiellore, shfaqet një vështirësi tipike. Për më tepër në arabisht ka një përputhje midis gjithë spektrit të kuptimit leksikor të fjalës "jessa'adu" me kom-pleksin tingullor të saj. Kështu edhe gjatë leximit përgjithësisht gjatë artikulimit të fjalës, lexuesi ndesh vështirësi e duket sikur po i zihet fryma. E pikërisht me këto Kur'ani fisnik vë në pah këtë të vërtetë shkencore: me ngjitjen në lartësi bie shtypja atmosferike dhe njeriut i vështirësohet frymëmarrja. Në çdo 100m ngjitje, shtypja bie në 1 atmosferë. Në lartësinë 20000m pa maskë oksigjeni, njeriu s'mund të marr frymë dhe vdes.

Një tjetër shembull:

"Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë " (El Hixhr, 22)

Edhe ky verset është një tregues i faktit se Kur'ani pat shprehur në shekullin katërmbëdhjetë një të vërtetë shkencore që u kuptua në shekullin njëzetë.

Erërat përplasin me njëra tjetrën - tjetrën retë e trajtësuara nga avujt e ujit. Në këtë përplasje realizohet një rrjedhim elektronesh në trajtë të një harku elektrik që quhet rrufe. Erërat, duke shtrënguar retë, mbarështojnë rënin e shiut. Në të njëjtën kohë, erërat e kryejnë edhe një funksion tjetër. Duke bartur pjalmin - bërthamën mashkullore të luleve - ndihmojnë për bashkimin e tij me qelizat femërore, pra për pllenimin (mbarështimin e bimëve).

Përsëri ky verset tregon për grumbullimin e reshjeve nën tokë dhe ridaljen e tyre në formon e burimeve apo puseve për t'u përdorur për ujitje e pije, më një fjalë në shërbim të gjallesave. Duke shënuar katërmbëdhjetë më parë këtë ligj të natyrës, Kur'ani famëmadh tregon për mrekullinë e tij. Dhe një tjetër verset që shërben si fakt:

"... krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër)..." (Edh dharijat, 49)

Fjala "zevxhejn" në verset ka kuptimin çift, bashkëshort. Madje edhe atomet, si grimca bazë të çdo gjëje, janë çift. Edhe tek ata dallohen një pjesë e ngarkuar pozitivisht e një pjesë të ngarkuar negativisht. Posaçërisht ky dyfishim shfaqet në një formë të veçantë tek çdo gjë nëpërmjet aspektit tërheqës e shtytës. Po të zhdukej kjo veçori e materies, as që mund të mendohej që gjallesat të realizonin vazhdimësinë e vetvetes.

Verseti vijues - argument në kaptinën "Jasin" e tregon në mënyrë më të detajizuar këtë të vërtetë:

"I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë." (Jasin, 36)

Siç shihet çartë, këtu flitet për një mori gjërash të panjohura për atë epokë, jashtë kuadrit të vrojtimit të njeriut të asaj dite. Dhe thekson: ...dhe nga çka ata nuk dinë.

Në versetin tjetër argumentues mësojmë:

" Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë." (Edh dharijat, 47)
Në pjesën e tekstit arabisht të versetit, folja zgjerojmë në fjalinë përkatëse, shpreh kuptimin e një veprimi që vazhdon pandërprerë.

Përjashtuar pesë - gjashtë galaktikat më të afërta, për të gjitha galaktikat e tjera, astronomi Hubble pati bërë të ditur më 1922 se ato largohen me shpejtësi në raport me largësinë ndaj nesh. Sipas tij, një yll i një galaktike me largësi një milion vite dritë prej nesh, largohet me një shpejtësi 168km në vit, me largësi dy milion vite dritë, dyfish, me largësi tre milion vite dritë, trefish. Dhe kjo, ashtu si pretendon matematicenti i shquar belgjian, murgu Lemetrë (Lemaitre) argumenton faktin se gjithësia ndodhet në një proces zgjerimi (ekspansion).

Zgjerimi i hapësirës kozmike që vazhdon të ruaj rëndësinë e vet në katedrat shkencore, trajtohej në Kur'anin famëmadh katërmbëdhjetë shekuj më parë.

Në një verset tjetër tërhiqe vëmendja për ligjshmërinë konvencionale:

" All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë..." (Rra'd, 2)

Sistemet dhe yjet që lëvizin brenda një rregullsie, lëvizin mbi një mbështetëse apo shtyllë, por ajo shtyllë nuk është diçka që mund ta shohim ne. Kjo shtyllë, ligji i tërheqjes midis trupave (tërheqja qendrore).

Kurse në kaptinën Haxh, tregohet për faktin se si Allahu i Madhërishëm nuk i lejon trupat qiellorë të bien mbi Tokë, gjë që përbën ligjin e shtytjes midis trupave. Rikujtojmë versetin e Kur'anit fisnik:

"... Ai mban qiellin të mos bie në tokë pos nëse dëshiron Ai..." (El Haxh, 65)

Këto që theksuam, është jashtëzakonisht e qartë si lidhur me tërheqjen universale të Njutonit, si edhe në teorinë e vëllimeve të epokës bashkëkohore astronomike.

Udhëtimi drejt hënës, i cili sot është mjaft aktual dhe zë vend të rëndësishëm në udhëtimet ndërplanetare për të cilin bën aluzion Kur'ani famëmadh:

"Dhe në hënën kur ajo është e plotë. Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendjeje." (Inshikak, 18-19)

Pra, verseti i Kur'anit fisnik na përkujton ngritjen në hënë nivel pas niveli (ashtu siç ka ndodhur me të vërtetë). Fluturimet me anije kozmike janë bërë në pjesën e ndriçuar plotësisht të hënës.

Sidomos është interesant pohimi për diellin dhe hënën që udhëtojnë gjer në një afat të caktuar, kjo ka rëndësi që të ndalemi dhe të meditojmë.

Lexojmë me vëmendje versetin e Kur'anit fisnik:

"Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë" (Er Rrahman, 5)
"Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë" (El Enbija, 33)

"Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit. Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut . As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditen po secili noton në një galaktikë" (Jasin, 38-40)

Kjo, tregon qartë për faktin s dielli, hëna dhe planetët tjerë janë krijuar sipas një rregulli, se përfaqësojnë një harmoni, se ato ekzistojnë si një e vërtetë matematikore.

Ndërsa verseti i Kur'anit fisnik:

"...Ai natën ia mbështjell (vendit të) ditës dhe ditën ia mbështjell natës..." (Ez zumer, 5)

shpjegon zëvendësimin e natës dhe ditës nga njëra tjetra si dhe, ajo më e rëndësishmja, me mënyrën përkatëse të të shprehurit krijon përfytyrimin e mbështjelljes së diçkaje rreth një objekti të rrumbullakët ose sferik. Kurse në një verset tjetër, me pohimin:

"Pastaj faqes së tokës i dha formën ovale" (En nazist, 30) u tregon studiuesve pikën më kulminante të arritur në lëmin gjeofizik.

Ekzistojnë raste të shumta që flasin mbi të vërtetat në gjithësi, ndërsa përparimi shkencor i vërteton të vërtetat, të cilët gjenden në Kur'anin famëmadh.

Më çdo përparim shkencor, ne përsëri i zbatojmë versetet tjera, zbulimet tjera shkencore në të cilat Kur'ani fisnik i paraprinë. Ekzistojnë verestet dhe shprehjet kur'anore vërtetësia e të cilave nuk ka pasur mundësi që të kuptohet gjithnjë derisa nuk erdhi deri te përparimi shkencor, i cili zbulon saktësinë e shprehjeve kur'anore, që i tregojnë çdo njeriu të arsyeshëm se Kur'ani famëmadh është të folurit e Allahut të Madhërishëm, dituria e të cilit përfshin çdo gjë.

Allahu i Madhërishëm në Kur'anin fisnik thotë:

"Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe të tokës i tha: "Qasuni urdhrit Tim me dëshirë ose me dhunë!" Ato të dyja thanë: "Po i qasemi me dëshirë!" (Fusilet, 11)

Fjala nebulozë (tym) këtu ka domethënie se qiejt kanë qenë në formë të nebulozës së tymit. Tani hulumtimet shkencore pohojnë se: "Baza e tokës dhe e qiejve me yje është nebuloza".

Ndërsa nebulozë është shprehje për gazrat për të cilat janë kapur lëndë të tjera të ngurta, të cilat janë si yje që lëshojnë rreze dhe ndriçojnë. A nuk është tymi përshkrim më i saktë?!

Lexojeni versetin e Kur'anit fisnik:

"Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë" (Er Rrahman, 7)

Isak Njutoni ka zbuluar se në qiej ekziston ligji i përkryer dhe i saktë, i cili sundon me trupat qiellor, e ky është ligji i gravitacionit.

Dobia e këtij gravitacioni në mes të planetëve është ekuilibri në mes tyre (mizor). Zbulimi i dy planetëve, Neptunit dhe Plutonit, konsiderohet si triumf mbi ligjin, të cilin e ka zbuluar Njutoni. Duke u shërbyer më ekuilibrin për gravitacion, astronomët kanë zbuluar pozitën e planetit Uran, por në saje të abstorvaterjumit astronomik, kanë zbuluar që pozita e tij dallohet. Kështu astrologët kanë ardhur në përfundim që planeti tjetër me gravitacionin e vet, ndikon në Uranin. Me këtë ekuilibër është mundësuar zbulimi i planetit tjetër Plutonit.

A është tashti e kuptueshme domethënia e fjalëve të Allahut të Madhërishëm?: "Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë"
Nëse e zbërthejmë me vëmendje versetin e Kur'anit famëmadh:

"A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë! Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. E pastaj tokën e sheshoi. Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj." (EN Naziat, 27-31)

"Qiellin Ai e ka ndërtuar"

Përparimi shkencor ka vërtetuar që trupat qiellor në strukturën e tyre janë sikur shkëmbinjtë, të cilët mbështesin njëri tjetrin, secili ndërtohet në tjetrin.

"Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë"

Njeriu nuk e ka pasur të njohur se, sa të lartësuar janë qiejt, gjithnjë derisa shkenca nuk e ka zbuluar pozitën e disa yjeve. Kështu kemi kuptuar se qiejt janë të lartësuar dhe të përsosur në krijim dhe në ekuilibrim.

"Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi"

Me të vërtetë Toka, Dielli dhe yjet, ishin një, nuk dihej as për ditë as për natë. Pasi që ka ardhur deri te shkëputja e disa planetëve ato atëherë kishin filluar të ftohen dhe të qarkullojnë rreth vetvetes, prandaj për shkak të ftohtësisë së tyre, u bënë të errëta e me qarkullin e tyre, përpara Diellit e yjeve ndriçues ishte ndarë dita, sikurse ishte ndarë edhe nata. Kështu na është bërë e qartë saktësia e kësaj dukurie.

"E pastaj tokën e sheshoi"

Fjala "deha-shtroi" në gjuhën arabe ka më shumë kuptime. Ajo do të thotë: ve apo të rrotullosh, rrokullisje. Pra, vërehet në këtë verset e vërteta shkencore më e qartë. Njerëzit nuk dinin asgjë mbi krijimin e bimëve të ndryshme, gjithnjë derisa shkenca nuk përparoi në këtë shekull dhe derisa nuk zbuloi që të gjitha bimët përbëhen nga materiet bazë të ngjashme: Dioksidit të karbonit, oksigjenit, hidrogjenit, azotit, sulfurit apo fosforit dhe disa materie tjera. Shkaku i llojllojshmërisë së bimëve është sasia e ndryshme e materieve në secilën nga ato, sikurse që është rrënja e çdo bime nga toka që merr aq materie sa i është përcaktuar saktë sipas masës së përcaktuar.

Mbi këtë Kur'ani fisnik thotë:

"... dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve" (El Hixhr, 19)

Shkencëtarët pas studimit të gjatë, arritën deri te rezultati që në bimët e gjelbërta, të fabrika të vogla të gjelbërta të njohura si fotosintezë apo sintezë e klorofilit. Këto " fabrika të gjelbërta" formohen në bimë gjatë zhvillimit të tyre. Këtë e gjejmë në versetin e Kur'anit fisnik:


" Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t'i vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë" (El En'am, 99)

Sa i mrekullueshëm është Kur'ani famëmadh, i cili e përmend të vërtetën dhe na tregon mbi atë se si do të arrijmë deri te e vërteta, duke përkujtuar: "...Prandaj vështroni frutat e tij..."

Kur njeriu ka filluar të mendoj dhe të vështroj frutat ka ardhur deri te e vërteta shkencore për klorofilin. Kjo me të vërtetë është një e dhënë e saktë për njerëzit që besojnë.

Paramendoni këtë saktësi në fjalët e Lartësuarit: "...dhe që nga ai të rritet gjelbërimi, dhe nga ai kallinj të shpeshtë". Kjo ka domethënie, që nga bimët rrjedh gjelbërimi, i cili është karakteristik sipas asaj që nga ai dalin kallinjtë e shpeshtë. Këtu bëhet fjalë mbi gjelbërimin (klorofilin).

Nëse me vëmendje dhe kujdes shkoqisim verestin e Kur'anit fisnik:

" A nuk e ke parë se si All-llahu i drejton retë, pastaj i bashkon, i bën grumbull ato edhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me te godit këdo, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë gati se s'ta merr të të pamurit." (En nur, 43)

Formimi i reve të dendura bëhet përmes shtresave të ajrit me temperatura variabile. Kështu vie deri te krijimi i majave, në të cilat krijohet akulli.

Prandaj, vetëm retë e dendura mund të krijojnë akull dhe këtë të vërtetë e cekë Kur'ani fisnik para katërmbëdhjetë shekujve.

"Ai nga retë e mëdha si kodra lëshon breshër"

Shkencëtarët te kjo e vërtetë erdhën gjatë studimit me radar, kah fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ata vërtetuan se nga lëvizja e rrymave ajrore formohen retë e dendura.

Pra, kur Allahu i Madhërishëm thotë: "A nuk e ke parë se si All-llahu i drejton retë, pastaj i bashkon, i bën grumbull ato edhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre..."

Kështu pjesa e parë e versetit, e sqaron shkallshmërinë e krijimit të reve të dendura, e mandej formon gjithnjë gjersa ato nuk bëhen si kodrat. Atëherë krijohet breshëri dhe bie fuqishëm në disa regjione të caktuara, siç thuhet në versetin kur'anor: "...dhe me te godit këdo, e ia largon atij që do"
Karakteristikë më e rëndësishme e rënies së breshrit është paraqitja e rrufesë.

"Shkëlqimi i vetëtimës (rrufesë) gati se s'ta merr të të pamurit."

Ashtu si edhe në vende tjera, edhe këtu, Kur'ani fisnik, duke theksuar momentin përfundimtar të rënies së shiut, tregon se pas shpinës së ngjarjeve tronditëse e frikëndjellëse si rrëmuja qiellore me re, e shi, me rrufe e bubullima, është një dorë bamirësie, e favori, u bënë thirrje shpirtërore të tregohen syhapur ndaj saj, e në të njëjtën kohë, kushtet e posaçme të shfaqjes së shiut dhe breshrit në vartësi të disiplinave të njohura e pastaj rënien e tyre në tokë e përshkruan në një mënyrë të tillë të çuditshme që çdo njëri, pikërisht nga kjo mënyrë e ligjërimit, i kupton menjëherë kushtet e rënies së shiut e të breshrit pa rënë në kundërshtim me ato çka një shkencë e meteorologjis ë dhe mbetet i mahnitur pas shprehjeve të sakta kur'anore.

Kur'ani fisnik nuk njihet vetëm me hollësi të tilla si tërheqja midis dy ngarkesave elektrike të kundërta dhe shtytja midis atyre me shenjë të njëjtë, hyrja në veprim e erës për të bashkuar retë që shtyjnë njëra tjetrën, lartësimi nga toka drejt qiellit i ngarkesave elektrike pozitive, bashkimi i tyre me ngarkesat statike në qiell si rezultat i asaj dukurie ndodh shkarkesa elektrike, e në atë çast fillon e dhe rënia në tokë e avujve në formën e pikave të ujit. Ai përqendrohet në dukurinë kryesore e në çështjen themelore, duke ia lënë shpjegimit të kohës për ca e çështje të tjera e të hollësishme dhe emërtimin e tyre.

Ndërsa verseti i Kur'anit fisnik nga tregon se:

"Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë." (El Hixhr, 22)
Duke i shtuar një dimension të ri kësaj çështjeje, ashtu siç tërheq vëmendjen mbi funksionin e erës. Në ecurinë e pllenimit (mbarështimit) të bimëve, kujton edhe detyrën e posaçme të saj për mbarështimin e reve.

Lënda si element bazë e ekzistencë dhe shfaqja e saj tipike në format çift - tek, janë poashtu nga çështjet që trajton Kur'ani famëmadh. Për shembull në verestin:

"Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit)." (Edh Dharijat, 49)

Kuptohet se çdo gjë është krijuar në çift dhe nga verseti në fjalë, kuptohet se ky është një fondament i rëndësishëm dhe një parim që përfshin gjithësinë.

Kurse në versetin:

"A nuk e shikuan ata tokën se sa shumë lloje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të?" (Esh Shuara, 7)

Këtu tërhiqet vëmendja për faktin se çdo vit para syve tanë krijohen, mblidhen e shpërndahen qindra e mijëra çifte, si dhe sillen në kujtesën tanë begatitë e Allahut Fuqiplotë.

Kurse verseti në kaptinën "Jasin" është më përmbledhës dhe më interesant:

"I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë." (Jasin, 36)

Këtu theksohet se krahas krijesave çift që njohim sot, jetojnë edhe çifte që ne ende nuk i dimë.

Por, Allahu duke na kujtuar faktin thelbësor të formave mashkull - femër dhe çift te kafshët, bimët, nga dyfishimi ekektum - bërthamë te atomi, te bashkëshoqërimi antagonist lëndë - antilëndë e gjerë te të gjitha format çifte nga pikëpamja cilësore - sasiore, të gjalla e jo të gjalla, në tokë e në qiej, sado që të jenë, duke na përmendur se pos Vetes, të gjitha begatitë e Tij, një për një, çdo gjë, është çift, e me këtë na fton të meditojmë.

Dhe kështu shkencëtarët më të njohur bashkëkohorë kanë mundësi të dinë se ky libër është zbritur me dijen e Allahut të Madhërishëm dhe plotësisht përshtatet veresti i Kr'anit famëmadh:

"Por All-llahu dëshmon për atë që t'u zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet..." (Nisa, 166)

E vërtetë është fjala e Allahut të Madhërishëm kur thotë:

"Dhe thuaj: "Falënderoj All-llahun, e Ai do t'ua tregojë argumentet e veta dhe do t'i kuptoni ato atëherë..." (En Neml, 93)


Prim.Dr.med.sci.Ali Iljazi

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com