Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Feja është dije dhe njohje e vërtetë

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Feja është dije dhe njohje e vërtetë on Sat Oct 10, 2009 2:50 am

QeNdRiM


.
.
Vehbi Sulejman Gavoçi

Dimë se mjetet që na lidhin me dijet janë: shqisat, mendja, prova dhe lajmi.

1. Shqisat
Ato janë: pamja, dëgjimi, shija, nuhatja, prekja etj. Këto janë mënyrat më primitive të dijes dhe janë shumë të kufizuara. Me këtë mënyrë dijeje kafsha afrohet me njeriun. Shqisat nuk shpjegojnë ç’është mendja, si punon, si e përmbledh dijen e shumë viteve rreth një teme në pak minuta. Me ane të shqisave nuk kapim zërin që vjen nga larg; ndonëse ai zë është lëshuar; nuk shihet ajo që është larg syrit, ndonëse ekziston.


Shpeshherë dëgjimi gabon, siç ndodh kur thirret njëri e përgjigjet tjetri, se ashtu i është dukur zëri i ardhur, siç ndodh p.sh., te dukuria e përthyerjes së dritës, ose siç është rasti i thuprës së drejtë, që e futur përgjysmë në ujë, duket jo e drejtë, ose siç ndodh me shijen e ujit që mund të duket e hidhur, kur njeriu është i sëmurë. Shqisat nuk japin dituri për mendimin, për shpirtin, për lëvizjen e korrentit në përcjellës e për dukuri të ndryshme shoqërore e natyrore. Për këto dukuri një i paditur ka thënë: “Unë ato nuk i di, por di punët e tyre dhe besojë në to”.

Zotin, xh.sh., nuk e shohim. Meqenëse njohja shqisore nuk e arrin, a duhet të mos e besojmë, në një kohë kur çdo gjë në këtë jetë na mëson se ka një Krijues, se asgjë nuk ndodh kot, rastësisht.

Pra njohja shqisore është e mangët , nuk është e plotë.

2. Mendja dhe mendimi

Mendja është mjeti më i lartë i njohjes në raport me shqisat. Është veçori vetëm e njerëzve. Megjithatë , edhe mendja është e kufizuar me shqisa, me pamje e imazhe (përfytyrime). Është e kufizuar, sepse ndodhet në trup të kufizuar; nuk mund të dijë dukuritë e brendshme që nuk duken si shpirtin dhe mendimin, mirëpo beson në to, sepse di shenjat e tyre.

Ka shumë dukuri që mendja nuk arrin t’i dijë, por nuk i mohon, siç ka dukuri të tjera që nuk arrin t’i dijë, por i mohon. Kështu, për shembull, njeriu beson në Krijuesin se nuk ka as grua, as fëmijë. Njerëzit e dobët e me të meta, memecë, të verbër etj, janë të paditur për çfarë ndodh te krijesat tjera.

3. Prova (njohja eksperimentale)

Edhe kjo mënyrë ka të bëjë me shqisat, me gjykimin, me kohën etj., dhe përgjithësisht e saktëson një gjykim, një hipotezë. Por jo gjithmonë prova na jep një dije të plotë. P.sh. vëmë gishtin në pultin e elektrikut dhe llamba ndizet, e përsërisim këtë veprim disa herë, derisa bindemi për lidhjen mes pultit dhe ndriçimit të llambës.

Por ndodh të vendosim gishtin në pult, po llamba nuk ndizet . Pse? Prova ka kushtet dhe rregullat e veta. Po të mungojë njëra prej tyre, prova nuk vërtetohet. Po të këputet përcjellësi në një vend, ndërpritet korrenti dhe sado që vëmë gishtin në pult, llamba nuk ndriçon. Po të mbarojë benzina, makina nuk lëviz. Një sëmundje pëlqen një ilaç dhe kjo është provuar shumë herë. Një ditë mjeku e ndalon të sëmurin ta përdorë, sepse ka vërejtur efekte të dëmshme. Kur vjen vdekja, nuk vlen as ilaç as mjeku. Por, jo gjithmonë duhet të besojmë te prova e të harrojmë Zotin xh.sh., që ka vënë kushtet e provës.


4. Lajmi (informacioni)

Ky është dy llojesh: i saktë dhe i gënjeshtërt. Lajmi i Zotit xh.sh., që është përherë i saktë, quhet Revelat (shpallje). Dija që vjen nga revelata është më e lartë, më e saktë, sepse ka ardhur nga Zoti xh.sh., Askush s’mund të thotë se Zoti xh.sh. nuk di ose që lajmi i Tij është i gënjeshtërt. Përkundrazi, ai është Krijuesi, është fuqiploti, ka jetën, vdekjen, tërësinë në dorë të vet. Edhe fjala e Profetit a.s. vjen nga fjala e Zotit xh.sh., i cili në Kur’anin e bekuar flet për Muhamedin a.s. duke theksuar:

“Ve ma jetiku ani-l-heva. In huve il-la vehjun juha.” Që d.m.th.: “ Dhe ai që nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër, por shpallje që i shpallet” .

Më poshtë, në Kur’anin e madhëruar thuhet:

“Ve leu tekav-vele aleja ba’da-l-ekavil. Le ehadhna minhu bi-l-jemin. Thumme lekateana el-vetin. Fema minkum min ehadin anhu haxhizinë.” Që d.m.th. “Sikur të trillonte ai (Muhamedi) për Ne ndonjë fjalë, ne do ta kapnim atë me fuqinë Tonë, pastaj do t’ia këputnim atij arterien e zemrës. Dhe askush prej jush nuk do të mundte të ndërhynte për mbrojtjen e tij.”

Çuditej njëherë njëri nga ne, kur pa dikë të veshur bukur me rroba të mira. Mirëpo, nën atë veshje të hijshme, njeriu ishte fare i zakonshëm dhe dituria e tij nuk e kalonte cakun e njohjes shqisore. Pra, pamja e jashtme nuk është e mjaftueshme për të gjykuar për dijen e dikujt.

Një oficer, duke folur për besimin fetar, desh t’u fuste në tru ushtarëve se nuk ka Zot. U tha ushtarëve: “A e shihni këtë? Po këtë? Po atë objekt? Përgjigjja ishte gjithnjë: “ Po”. Në fund pyeti: “A e shihni Zotin?” Përgjigjja ishte : “Jo”. Nga kjo oficeri nxori përfundimin se Zoti nuk ekziston. Oficerit iu duk se një ushtar po interesohej shumë për ligjëratën e tij, prandaj i tha që t’u përsëriste shokëve atë që kishte mësuar. Ushtari iu drejtua shokëve me pyetjen: “A i shihni çizmet e oficerit, rrobat, duart, kokën...?” Përgjigjja, natyrisht, ishte: “ Po” Përfundimi: Oficeri i kishte ato gjëra. Pyeti përsëri: “ Po mendjen e oficerit a e shihni?” Ushtarët thanë: “ Jo “. Përfundimi ishte i qartë: “Oficeri nuk ka mend”.


____________________
Shkëputur nga:
Vehbi Sulejman Gavoçi, Shtyllat e islamit, fq., 21-23., AIITC, Tiranë, 1999.

http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum