Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

ÇKA ËSHTË KY BID’ATI / RISIA?*

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 ÇKA ËSHTË KY BID’ATI / RISIA?* on Sat Oct 10, 2009 3:16 am

QeNdRiM


.
.
Risia (bid’ati) është shprehje për veprimin i cili shkon ndesh dhe kundërshton sheriatin. Ekzistojnë edhe risi të cilat nuk shkojnë ndesh me sheriatin. Në risitë të cilat nuk ndeshen me sheriatin, të parët tanë nuk kanë parë gjë te keqe.

Madje disa kanë theksuar se ato janë veprime me te cilat i afrohet Allahut të Lartësuar (kurubat), dhe kanë të drejtë. Është transmetuar se njerëzit gjatë muajit të ramazanit e kanë falur namazin veç e veç, e Omeri, r.a., i ka tubuar në xhemat. Kur i ka parë, ka thërritur: “E bukur është kjo risi!” Hasan El-Basriu ka thënë: “Rrëfimi i tregimeve të urta (el-kasas) është risi, ndërsa sa risi të mira që janë! Sa ka vëllezër të cilat i shfrytëzojnë dhe sa janë duatë që pranohen!”



Llojet e bid’atit / risisë

Risitë ndahen në të lavdëruara dhe të urryera. Imam Shafiu, r.a., ka thënë: “Dy llojesh janë risitë: risi të lavdëruara dhe të urryera. Ajo që pajtohet më sunnetin, është e lavdëruar, ndërsa ajo që shkon ndesh me sunnetin, është e urryer. Pastaj e ka përmendur rastin e hazreti Omerit, r.a. Ai, gjithashtu, ka thënë: Dy llojesh janë risitë (bid’atet). Njëra është ajo e cila është në kundërshtim me Kur’anin, Sunnetin, etherin dhe Ixhmain, dhe ajo është risia që të çon në mashtrim. E dyta është ajo që të çon në të mirë, e cila nuk është në kundërshtim me burimet e lartpërmendura. Një risi e tillë nuk mund të jetë e qortuar. Për shembull, Omeri, r.a., për teravinë gjatë netëve të ramazanit ka thënë: “E bukur është kjo risi”, çka nënkupton se ajo është e futur në praktikë pasi që nuk ka ekzistuar.” Dijetarët thuan: Të ndenjurit zgjuar gjatë ramazanit, duke u falur, për çka ka nxitur edhe vet i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., dhe kjo është praktika e tij, është risi e lejuar me sheriat, në bazë të tij. Kjo vlen edhe për fjalët e Hasan el-Basriut në lidhje me rrëfimin e tregimeve (el-kasas), për arsye se ligjërimi (vajzi) është i ligjshëm sipas sheriatit. Sipas kësaj, kur risia (bid’ati) është e mbështetur në sheriat, atëherë ajo nuk është e urryer.


Risia e mirë (bid’a-i hasene)

Të gjithë janë të pajtimit se bid’ati hasen është risi e lejuar dhe e rekomanduar, për arsye se ai i cili në të ka qëllim të pastër, e pret shpërblimi. Këto në fakt janë risi të cilat janë në pajtueshmëri më rregullat e sheriatit dhe të cilat në asnjë rast nuk shkojnë ndesh me sheriatin, siç janë: ndërtimi i minareve, karaullave (rojeve kufitare), medreseve, haneve në rrugë dhe institucioneve të tjera të dobishme të cilat nuk kanë ekzistuar në fillim të islamit. Të gjitha këto që u numëruan janë në pajtueshmëri me sheriatin, pasi që me këto vepra manifestohet e mira dhe ndihmohet ndërmjet veti në mirësi dhe devotshmëri.

Në risitë e mira (bid’a-i hasene), gjithashtu, bëjnë pjesë: të shkruarit e veprave nga të gjitha shkencat e dobishme sheriatike, përcaktimi i rregullave sheriatike, komentimi i Kur’anit (tefsiri), përmbledhja e lajmeve mbi Pejgamberin, a.s., dhe komentimi i tyre, ekspozimi i kritikave mbi senedet (zinxhirët e transmetimit) dhe metnet (tekstet) e haditheve, të studiuarit e gjuhës arabe dhe nxjerrja e shumë shkencave të dobishme nga ajo. Të gjitha këto që u numëruan dhe gjithçka që u ngjanë këtyre, nga shkencat e dobishme, ndihmojnë në të kuptuarit e dispozitave të Allahut, xh.sh., ligjërimit të Tij dhe sunnetit të Dërguarit të Tij, s.a.v.s., kurse gjithë kjo për ne është e detyrueshme. Prandaj, në këtë nuk mund të ketë asnjë pengesë sheriatike.

Ebu Sulejman el-Hattabi, Allahu e mëshiroftë, duke i komentuar fjalët e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s.: “Çdo gjë e re është risi (bid’at)”, thotë: “Kjo ka të bëj vetëm me çështjet e caktuara, e jo për të gjitha gjërat. Ka të bëj me çdo risi e cila është e futur pa modalitetin e ndonjë nga bazamentet e fesë dhe e cila nuk është sipas kritereve të rregullave të sheriatit. Ndërsa, gjithë ajo që ngritet mbi bazamentet e fesë dhe vazhdon të ndërtohet mbi to – nuk është risi e as mashtrim (humbje).


Risia e urryer (bid’a-i medhmume)

Risia e urryer është ajo e cila kundërshtohet me sheriatin. Ndahet në të ndaluar (bid’a-i muharreme) dhe të urryer (bid’a-i mekruhe).
Risitë në besim (akaid) janë të ndaluara dhe ata sjellin humbje edhe shkatërrim. Sektet që janë në humbje janë gjashtë: rafiditët (pjesëtarë të Xhehm bin Safvanit, të cilët thonë se njeriu nuk ka kurrfarë fuqie dhe se është në gjendjen e materieve joorganike, se Xhenneti dhe Xhehennemi do të përfundojnë pasi që do të hyjnë banorët e tyre në to, andaj nuk do të jetë askush tjetër përveç Allahut të Lartësuar); harixhitët (te të cilët, krahas mëkatit të rëndë, edhe mëkatet e mëdha, siç janë vjedhja, pirja e alkoolit dhe të ngjashme, të nxjerrin nga imani); kaderitët (të cilët mendojnë se çdo njeri vet i krijon veprat e tij dhe të cilët nuk besojnë se mosbesimi dhe mëkatimi zhvillohen sipas përcaktimit të Allahut. Për kundër tyre më vonë u paraqitën xhebritët të cilët besojnë se njeriu është i detyruar dhe se nuk posedon kurrfarë vullneti dhe lirie); murxhitët (të cilët konsiderojnë se krahas imanit nuk pengon asnjë mëkat, ashtu siç krahas mosbesimit (kufrit) nuk ia vlen asnjë nënshtrim) dhe mu’tezilitët (të cilët më shumë përparësi i japin mendjes sesa Shpalljes. Besojnë se Kur’ani është i krijuar, pastaj që banorët e Xhennetit nuk do ta shohin Allahun e Lartësuar, ejt.) Ndërsa, çdo njëra nga këto sekte po ashtu ndahet në dymbëdhjetë grupe. Këto bëhen shtatëdhjetë e dy grupe (firek) për të cilat i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë se do të hyjnë në Xhehennem. Ndërsa, ata të cilët fortë do të jenë të përmbajtur për sunnetin dhe xhematin dhe që do të largohen nga novatorët e lartpërmendur në besim, ata, me mëshirën e Allahut, janë grupi i shpëtuar (firka-i naaxhije).

Hasan El-Basriu ka thënë: “Nga novatori Allahu nuk pranon as agjërimin, as namazin, as haxhin, as umren, gjersa nuk e shmang risinë e tij.”

Malik ibn Enesi ka thënë: “Ruajuni prej risive!” – e njëri nga të pranishmit e ka pyetur: “E çka janë risitë, o Ebu Abdullah?” “Novatorë janë ata të cilët flasin mbi emrat dhe cilësitë e Allahut, mbi të folurit, dijen dhe përcaktimin e Tij. Nuk heshtin për atë për çka kanë heshtur as’habët dhe ata që i kanë pasur ato në mirësi.”
Salih el-Merri ka treguar se ka qenë dëshmitar kur një njeri ka hyrë tek Ebn Sirini, dhe personi në fjali ka filluar të flet mbi kaderin / përcaktimin. Ibn Sirini i ka thënë: “Do të ikësh ti, apo do të ik unë!?”
Risitë në të vepruar (ef’al) ndahen në dy lloje. Ekzistojnë risi të tilla për të cilat të gjithë e dinë se janë risi, madje mund të jenë të ndaluara ose të urryera, dhe risi për të cilat ka shumë që mendojnë se janë vepra të mira, të nënshtruara dhe adhurime, a në fakt ato nuk janë.


Fjalët e Sufjan eth-Thevrijut dhe Xhunejd el-Bagdadit

Sufjan eth-Thevri, ndër të tjerash, ka thënë: “Kush thotë që Kur’ani është i krijuar, ai është pabesimtar (kafir). Kush thotë që Aliu ka qenë më meritor për imamet se sa Ebu Bekri, ka gabuar dhe nuk di nëse veprat i ngrihen në qiell apo jo. Halifet dhe imamët e drejtë janë pesë: Ebu Bekri, Omeri, Othmani, Aliu dhe Omer ibn Abdulazizi.
Shuajb ibn Harbi ka thënë: Shkruaj: Bismil-lahir-rahmanir-rahim! Imani është shqiptim, ndërsa shqiptimi nuk është në rregull pa veprat, ndërsa veprat nuk janë korrekte pa qëllimin/ nijetin. Kurse as shqiptimi, as veprat dhe as nijeti nuk janë korrekte pa pasimin e sunnetit...”

Xhunejd el-Bagdadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Të gjitha rrugët janë të mbyllura përpos atyre të cilat gjenden në gjurmët e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., të cilat pasojnë sunnetin dhe rrugën e tij. Sepse, të gjitha rrugët e veprave të mira janë të hapura vetëm përpara tij, ashtu siç Allahu i Lartësuar thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut...” (El-Ahzab, 21.)

http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Forumotion.com | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum