Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Besimi në librat dhe profetët

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Besimi në librat dhe profetët Empty Besimi në librat dhe profetët Fri Oct 09, 2009 11:50 pm

nDeRiM

nDeRiM
.
.

Shkruar nga Muhamed bin Ibrahim Et-Tuejxhri
Posted in Akide - Akide - te ndryshme

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Kush janë Profetët e Allahut dhe cilët janë librat që ju zbritën atyre?

Allahu pasi e zbriti Ademin në tokë dhe shtoi pasardhësit e tij nuk i la pas dore, por u krijoi atyre mundësitë e jetesës dhe i zbriti Ademit dhe fëmijëve të tij shpalljen, ndaj pati prej tyre që besuan, e prej tyre që mohuan.

Allahu i Madhëruar thotë:



“Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: 'Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!' Por, pati nga ata që Allahu i udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje.” Nahl, 36..



Librat hyjnorë që ka zbritur Allahu janë katër: Teurati, Inxhili, Zeburi dhe Kurani. Allahu i Madhëruar thotë:



“Ai ta zbriti ty (Muhamed) Librin me argument që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Teuratin dhe Inxhilin.” Al Imran, 3.



Gjithashtu thotë: “Daudit i kemi dhënë Zeburin.” Isra,, 55.



Profetët dhe të dërguarit janë të shumtë, aq sa numrin e tyre nuk e di vetëm se Allahu i Madhëruar, i Cili na ka rrëfyer për disa prej tyre, ashtu siç thotë në Kuran:



“Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta, dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem… .” Nisa, 164.

Është detyrë besimi në të gjithë librat që ka zbritur Allahu dhe në Profetët që ka dërguar, sepse Allahu i Madhëruar thotë:



“O ju që besuat! Besoni vazhdimisht Allahun, të Dërguarin e Tij, Librin që gradualisht ia shpalli të Dërguarit të Tij dhe librin që e pat zbritur më parë. Kush nuk i beson Allahut, Engjëjve të Tij, Librave të Tij, të Dërguarve të Tij dhe Botës tjetër, ai ka humbur tepër larg.” Nisa, 136.



Profet dhe i Dërguar janë dy emërtime të cilat tregojnë për një person të vetëm që e ka dërguar Allahu për t'i ftuar njerëzit në adhurimin e Tij, Një të Vetëm të Pashok.



Allahu i Madhëruar thotë:



“Të dërguar që ishin përgëzues e qortues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë arsyetim.” Nisa, 165.



Profetët dhe të Dërguarit janë të shumtë dhe është detyrë besimi i tyre. Allahu ka përmendur 25 prej tyre në Kuranin Famëlartë, të cilët janë: Ademi, Idrisi, Nuhu, Hudi, Salihu, Ibrahimi, Luti, Ismaili, Is’haku, Jakubi, Jusufi, Shuajbi, Ejubi, Dhul-Kifli, Musai, Haruni, Daudi, Sulejmani, Iljasi, Eljesai, Junusi, Zekerija, Jahja, Isai dhe Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta.



Libri hyjnor më me pozitë dhe i fundit është Kurani, i cili i ka shfuqizuar librat e mëparshëm, ndaj është detyrë zbatimi i tij dhe lënia e librave të tjerë. Allahu i Madhëruar thotë:



“Ne edhe ty (Muhamed) ta zbritëm librin (Kuranin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko pra mes tyre me atë që Allahu e zbriti.” Maideh, 48.



Allahu zgjodhi prej pasardhësve të Ademit profetë dhe të dërguar të cilët i dërgoi tek të gjithë popujt, me qëllim ftesën e tyre për të adhuruar Allahun, Një të Vetëm të pashok, sqarimin e dispozitave fetare të cilat mbartin lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër, përgëzimin e besimtarëve me Xhenet dhe kërcënimin e jobesimtarëve me zjarr. Allahu i Madhëruar thotë:



“Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: 'Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!' Por, pati nga ata që Allahu i udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje.” Nahl, 36.



Allahu i Madhëruar disa prej profetëve i dalloi nga të tjerët, kështu që i ngriti në shkallë të larta nderi të "Dërguarit e vendosur", të cilët janë: Nuhu, Ibrahimi, Musai, Isai dhe Muhamedi, ku i fundit prej tyre është më i larti i të gjithëve, sepse u dërgua tek mbarë njerëzimi si mbyllje e profetësisë, ndryshe nga Profetët e tjerë, të cilët u dërguan vetëm tek popujt e tyre. Allahu i Madhëruar thotë:



“Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, përgëzues dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” Sebe', 28.



Allahu i zgjodhi profetët dhe i bëri shembull për popujt e tyre, i edukoi, i përsosi dhe i nderoi me shpalljen, i mbrojti nga gjynahet dhe i mbështeti ata me mrekulli. Ata janë njerëzit më të përkryer moralisht, fizikisht e biografikisht, gjithashtu më të përkryer në dije dhe janë të vërtetë në thëniet e tyre, Allahu i Madhëruar thotë:



“Dhe Ne i bëmë ata prijës duke udhëhequr (njerëzimin) me Urdhrin Tonë dhe Ne frymëzuam atyre të vepruarit mirësi, kryerjen e faljes dhe dhënien e zekatit dhe vetëm ndaj Nesh ata ishin adhurues.” Enbija, 73.



Duke zotëruar këto pozita të larta në moral e adhurim Allahu urdhëroi njerëzimin që t'i marrin Profetët si shembull, Allahu i Madhëruar thotë:



“Ata (të dërguarit e përmendur) ishin që Allahu i vuri në rrugë të drejtë, prandaj ti merri shembull në udhëzim.” En'am, 90.



Allahu na urdhëroi pasimin e Profetit tonë në çdo gjë, sepse tek Ai u gjendën të gjitha virtytet e profetëve të mëparshëm së bashku me moralin e lartë. Allahu i Madhëruar thotë:



“Ju e kishit shembullin më të lartë në të Dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në Botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” Ahzab, 21.



Besimi në Profetët dhe të Dërguarit është nga bazat e besimit Islam dhe kurrsesi nuk plotësohet besimi pa i besuar ata, sepse mesazhi i tyre për njerëzimin ishte i njëjtë. Allahu i Madhëruar thotë:



“Ju (besimtarë) thoni: 'Ne i besuam Allahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre Profetëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm Atij i jemi bindur.” Bekare, 136.

http://www.burimijetes.com/

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com